Ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Sarandë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 17:00, në aksin rrugor Fushë Vëri-Sarandë, ku një automjet tip “Audi” me drejtues E. J, është përplasur me një automjet tip “Chrysler” me drejtues Y. B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një prej pasagjerëve në automjetin “Chrysler”, S. B., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel