Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Voskop-Korçë, ku ka mbetur i plagosur një i mitur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në afërsi të fshatit Voskop, ku 26-vjeçari K. G., duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë.

I mituri aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel