Gjatë fundjavës policia rrugore shton kontrollet me radarë e makina inteligjente me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

Gjatë monitorimit në akse të ndryshme të vendit vetëm gjatë 24 orëve policia ka konstatuar mbi 2 mijë shkelje ku më e përsëritura është parakalimi I gabuar.  Po gjatë kësaj fundjave policia ka pezulluar 53 patenta për shpejtësi tej normave të lejuara.

Në akse të ndryshme të vendit janë shpërndarë 11 makinat inteligjente të policisë të pajisura me radarë për të monitoruar shpejtësinë e mjeteve po ashtu dhe zbatimin e kodit rrugor.

Shpejtësia maksimale e konstatuar nga këta radarë ishte 176 km në orë e kapur në aksin e sapo hapur  Kardhiq-Delvinë.  Në 24 orët e fundit policia rrugore ka venë në pranga 3 persona një në gjendje të dehur dhe dy të tjerë pa patentw.

Policia e Shtetit, nisur nga fakti që gjatë fundjavës fluksi i qarkullimit rrugor është më i madh, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pa kryer manovra që shpesh sjellin aksidente me pasoja fatale siç janë parakalimi I gabuar dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Top Channel