Në burg për 35 vite/ Një nga autorët e masakrës së Çoles u arrestua pak ditë më parë në Vlorë

09/07/2022 14:51

Pas 7 vitesh nga masakra e Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj në Vlorë, u arrestua dhe u dërgua në burg për të vuajtur dënimin me 35 vjec Ani Begaj.

Ai i arrestua pak ditë më parë nga policia e vlorës së bashku me elton begajn. Policia kishte një informacion se du persona të armatosur po lëviznin në rrugët e qytetit. I ka ndjekur dhe i ka ndaluar. Ani Begaj doli këtë të shtunë para gjyukatës për tu njohur me vendimin e formës së prerë ndaj tij për mbylljen për 35 vite në burg. Ai ishte dënuar si pjesmarrës në masakrën e coles të ndodhur në vitin 2015 në qytetin e Vlorës.

Në prill të atij viti pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj dhe shpalli në kërkim Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë. Ani Begaj tani është burgosur për të vuajtur dënimin. Gjatë kësaj kohe ai qëndronte i fshehur dhe u shfaq në rruget e vlorës i armatosur

Top Channel