Një 20-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur këtë të shtunë në një fermë në Falciano del Massico të Italisë. 

Djali ishte duke punuar në një serë kur u rrëzua përtokë dhe humbi jetën, sipas mediave italiane.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e kompanisë Mondragone dhe kanë nisur hetimet për rastin.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Sipas medias së huaj, i riu dyshohet të ketë vdekur nga temperaturat e larta, pasi në tru nuk i janë gjetur plagë.

Top Channel