Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës 20 leje drejtimi janë pezulluar gjatë 48 orëve të fundit për shpejtësi mbi 30 km/h mbi normën e lejuar, pasi shpejtësia e lejuar në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë është pjesërisht 80 km/h dhe në pjesë të tjera 60 km/h.
Gjithashtu janë vendosur 95 gjoba për qarkullim me shpejtësi; 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Gjirokastrës dhe Delvinës, vijojnë monitorimin 24/7 me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.
Gjatë monitorimit, makinat inteligjente, dronët dhe radarët automatikë, në aksin e ri Kardhiq – Delvinë kanë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.
Top Channel