Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një banesë mori flakë dhe për pasojë humbi jetën foshnja gjashtë muajshe.

Në informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat thuhet se zjarri ka rënë në bodrum në një ambient të izoluar, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për shkak të bombolës që përdorej për gatim.

Në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë vetëm gjyshja bashkë me foshnjën ndërsa nëna nuk ndodhej aty.

Mësohet gjithashtu se gjyshja ka dalë sapo ka konstatuar flakët, ndërsa foshnja mbeti mes tymit derisa mbërriti zjarrfikësja.

Në vendngjarje u ndërhy me dy njësi zjarrfikëse dhe foshnja mundi të dalë e gjallë nga banesa, por humbi jetën në spital për shkak të asfiksisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA