Reshje të dendura shiu në Elbasan/ Bien gurë nga mali, vështirësohet qarkullimi në akset rrugore (Video)

08/07/2022 13:07

Reshjet e dendura të shiut në Elbasan kanë filluar të shkaktojnë problemet e para në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Rënia e gurëve nga shpati i malit ka vështirësuar qarkullimin tek vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes në këtë segment dhe të mos lëvizin me shpejtësi.

Stuhia e fortë ka shkaktuar probleme në energjinë elektrike, duke u ndërprerë në disa zona të Elbasanit.

Top Channel