Bombola e gazit, shkak i zjarrit ku vdiq fëmija 6-muajsh, banesa përdhese dhe e paajrosur vështirësoi punën e zjarrfikësve

08/07/2022 14:52

Forcat zjarrfikëse të Tiranës pasi luftuan me tymin dhe flakët arritën të nxirrnin nga banesa foshnjën 6 muaj me shenja jete, pasi familjarët nuk mundën dot ta evakuuojnë në kohë.

Foshnja u përcoll me urgjencë në spital por nuk mundi dot të mbijetojë për shkak të sasisë të madhe të tymit që kishte thithur.

Ngjarja ndodhi pak mas mesnate në rrugën “Gani Domi” në Tiranë ku një banesë private u përfshi nga flakët. Në momentin e ngjarjes foshnja ishte në kujdestarinë e gjyshes Janulla Lilaj, pasi nëna e divorcuar nuk ndodhej në banesë. Gjyshja e sëmurë doli nga banesa sapo konstatoi tymin ndërsa nipi u nxor nga zjarrfikësit.

Nga dritarja, pak pas mesnate, ndërhyjnë 2 njësi të forcave zjarrfikëse të cilat shuan vatrën e zjarrit që dyshohet se u shkaktua nga një bombol gatimi. Operacioni për shpëtimin e foshnjës ishte i vështirë pasi banesa ishte e përfshirë nga tymi dhe flakët dhe foshnja ndodhej në katin e parë I cili është pjesërisht nën tokë dhe I pa ajrosur.

Fqinjët tregojnë se situata në momentet e para ishte kaotike dhe gjyshja në momentet e para harroi se kishte dhe nipin brenda banesës së përfshirë nga flakët.

“Janulla jeton me të bijën dhe nipin. Vuan nga Parkinsoni. Doli duke u dridhur. Kur e pyetëm ne për nipin u kujtua dhe filloi duke qare e duke ulëritur. Zjarrfikësit e nxorën fëmijën gjallë. E pamë kur e futën në ambulancë.  Kishte vdekur në spital”. 

Top Channel