Vdes 22-vjeçari në Sarandë/ Tenda e kalçetos i ra mbi kokë aksidentalisht

05/07/2022 12:03

Moti i keq shkaton një viktimë në qytetin e Sarandës.

Ditën e hënë rreth orës 20 e 40 të mbrëmjes, një rrebesh me shi dhe erë e fortë nisi në zonën e Sarandës, ku rrëzoi dhe një skelë metalike të një fushe minifutbolli, tek Ura e Gajdarit, aty ku po luanin disa të rinj.

Ky incident ka rezultuar fatal për 22-vjeçarin Armando Kazma, i cili është është zënë poshtë aksidentalisht nga skela metalike. Por për ta nxjerrë nga rrënojat trupin e Armandos u angazhuan rreth 15 forca të zjarrfikëses së qyteti forca të  policisë si dhe miq të Armandos që ndodheshin aty.

22 vjecari u nxor i gjallë nga rrënojat por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ngjarja është duke u hetuar si dhe po kryhen vlerësime të kushteve të sigurisë në këtë mjedis sportiv. Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariat dhe pronarin e kalçetos.

Top Channel