Foto ilustruese

Të shtëna me arme zjarri janë regjistruar në fshatin Çepe të Belshit, pas një  konflikti për tokën mes dy bashkëfshatarëve.

Mësohet se D.H, 37-vjeç,  gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, dyshohet se ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Top Channel