Agron Mahmuti (Mehmeti), i cili qëlloi drejt 13-vjeçarit në Shkodër është arrestuar.

49-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të një grupi fëmijësh, por në shënjestër kishte një 13-vjeçar.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se 49-vjeçari i identifikuar si Agron Mahmuti (Mehmeti), pas një konflikti për motive të dobëta në vendin e quajtur lagjja “Qemal Stafa”, ka goditur me qytën e pistoletës një të mitur 13-vjeçar.

Autori qëlloi me armë në drejtim të tij, por fatmirësisht plumbi nuk e kapi të miturin.

Në vendin e ngjarjes u gjet një gëzhojë, ndërsa është sekuestruar arma.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë ndalimin e shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ditën e djeshme, ka qëlluar  me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, në drejtim të një shtetasi 13 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili nuk ka marrë dëmtime. Është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar shtetasi A. M. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Prishje e qetësisë publike””, sipas policisë.

Top Channel