Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, foli sot sërish për çështjen e inceneratorëve dhe padinë që ajo bëri në SPAK një ditë më parë.

A janë këtu 128 milionë euro investim? Në mendimin tim jo, por është SPAK-u, ai i cili është sot në provë, për të provuar nëse janë aty 128 milionë euro investim të kompanisë ‘off shore’ në Holandë, të cilat ia kanë nënkontroktuar Klodian Zotos, i cili ishte përfaqësuesi zyrtar i kompanisë ‘off shore’ në Holandë dhe që do të investonin 128 milionë euro. Paratë e buxhetit të shtetit i kanë kaluar kompanisë off shore, por është detyrë e SPAK-ut, i cili me vendim gjykate duhet të zbardhë të gjitha pagesat në off shore të kompanisë së inceneretorëve, sepse këto të Klodian Zotos si nënkontraktor të inceneratorëve, ia kemi zbardhur ne me fatura fiktive në librat e shitjeve dhe të blerjeve të inceneratorit. Me të gjitha këto kompani fiktive dhe falco, kanë krijuar një sistem perfekt ku shumica e njerëzve nuk kanë dijeninë e identitetit të tyre”, tha Kryemadhi.

Ajo tregoi me emra se kompani të ndryshme janë përdorur për evazion fiskal. Në emrat e kompanive ishte edhe një e regjistruar në mënyrë fiktive në emër të dy 90-vjeçarëve. Një prej të cilave jeton në azil.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA