Java e kulturës turke! Orkestra simfonike shtetërore e Stambollit luan dy vepra të Moxartit

05/07/2022 20:01

Në javën kulturore të Turqisë letërsia turke do të vijë me një seri eventesh duke filluar nga letërsia turke në shqip, ajo për fëmijë, mbi shkrimtarët bashkëkohorë turk, gjithashtu edhe shume bashkëbisedime mes këtyre të fundit dhe botuesve.

Një ekspozitë pikërisht për letërsinë turke në shqip dhe atë për fëmijë është celular në Bibliotekën Kombëtare.

Do jemi këtu të pranishëm me rastin e disa organizimeve që do të bëhen ne javën kulturore të Turqisë. Është ansambli i këngëve dhe i valleve nga Turqia. Grupi artistik i Operas.

Shkrimtarë për fëmijë. bashkëbisedime me shkrimtarë të ndryshëm që kanë ardhur. Janë sporte të ndryshme që do të zhvillohen. gjithashtu është edhe një panair ushqimor i gastronomisë turke

Po sot Orkestra Simfonike Shtetërore e Stambollit do t’i prezantojë publikut shqiptar një performancë të jashtëzakonshme, bazuar në dy veprat më të shquara të Moxartit. Elvin Hoxha Ganiyev, virtuozi më i ri i violinës me origjinë shqiptare, do të shoqërojë orkestrën e drejtuar nga Maestro Hasan Niyazi Tura.

Java do të vijojë me filmin “Pema e Dardhës së Egër që u shfaq në edicionin e 71-të të Festivalit të Filmit në Kanë.

Top Channel