Në kuadër të Javës së Kulturës Turke, në Galrinë Fab u çel ekspozita “Close Contact”.
Ajo ka zhanre të ndryshme si piktura, instalacioni, video art, tekstil etj.
Nën kurimin e Tansel Turkdogan dhe koordinimin e Merita Selimit ekspozita është një pasqyrim i artit bashkëkohor me pjesëmarrjen e disa prej artistëve më të mirë turq.
Kuratori Tansel Türkdoğan është i interesuar për problemet bashkëkohore të artit dhe situatën postmoderne. Gjë që e ka pasqyruar edhe në konceptimin e kësaj ekspozite.
Ekspozita do të qëndrojë në FAB deri më 7 korrik. Java e Kulturës Turke në vendin tonë nisi në datë 29 qershor dhe do të vijojë deri më datë 7 korrik.
Kjo javë vijon edhe me aktivitete të tjera që i kushtohen letërsisë dhe arteve.
Top Channel