I arrestuar në Rusi, basketbollisti i njohur amerikan i kërkon ndihmë Joe Biden

05/07/2022 18:40

Brittney Griner, superylli amerikan i basketbollit, i ka shkruar presidentit amerikan Joe Biden duke iu lutur për ndihmë.

Griner është arrestuar në Rusi prej më shumë se katër muaj e akuzuar nga Rusia për drogë.

Në letrën që mbërriti në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ajo shkruante për frikën se mund të mos kthehej më në tokën amerikane.

Zyrtarët qeveritarë kanë konfirmuar se kanë marrë komunikim nga lojtari i Phoenix Mercury.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë në lidhje me nevojën të liruar të gjithë shtetasit amerikanë që mbahen peng ose të ndaluar gabimisht jashtë vendit, përfshirë Brittney Griner”, tha të hënën një zëdhënëse nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Top Albania Radio shkruan se autoritetet amerikane përsëritën gjithashtu se po punojnë fort duke përdorur çdo mjet në dispozicion për ta sjellë atë në shtëpi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA