“Më erdhi nga burgu e më tha që i kërkuan të firmosë që nuk do vrasë Fatmir Xhafajn”, Berisha rrëfen prapaskenën me Salianjin, ish-deputeti: Ka frikë se mos i “vras” Ramën 23/03 15:02
Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit mbledhjen e Këshillit, ditën e nesërme, në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit për deputeten Olta Xhaçka.
Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.

14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka me pretendimin se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.
Top Channel