Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Fier, ku djali ka plagosur me thikë nënën e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, ku K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, D. Ç., 50 vjeçe.

Aktualisht 50-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pasi u arratis për disa minuta, policia bëri të mundur arrestimin e 30-vjeçarit.

Top Channel