Sivjet, Lugina e Shalës, që u shpall edhe Zonë e Mbrojtur, po pret trefishin e turistëve të viteve të kaluara.

Zona është zhvilluar shume shpejt duke iu përshtatur numrit të lartë të vizitorëve, me akomodim por edhe me aktivitete argëtuese që prej kanioneve, zipline e deri tek traditat që ka zona, shëtitjet me kuaj ndërsa nuk mund të mungojë muzika folklorike.

“Është shumë e bukur. Uji është shumë blu. Gjithçka këtu të mahnit. Përfundimisht është vendi më i bukur që unë kam parë ndonjëherë. Rruga ishte pak e frikshme të them të drejtën”, tha turistja.

Një miku ynë  na tregoi për këtë luginën. Ishte një surprizë në minutën e fundit dhe ia vlejti. Po bëjmë shumë qejf dhe po ia kalojmë shumë mirë. Fantastike çdo gjë”, tha një tjetër turiste.

Operatorët turistikë kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria për zhvillimin e turizmit pasi përballen me shumë problematika.

Kjo pikë turistike, asnjëherë nuk ka pasur energji elektrike prandaj katër operatorët turistikë të zonës kanë vendosur ta sjellin vetë.  Mbi 100 mijë euro është investimi që po bëjnë për të marrë energjinë nga fshati më i afërt.

Top Channel