Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes rreth orës 06:00 përgjatë bulevardit “Ismail Qemali” të Vlorës, ku një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë janë dëmtuar rëndë dy të rinjtë.

Makina tip “Toyota” me targa AA 190 IU që drejtohej nga një 35-vjeçare me iniciale A. P., është aksidentuar me motorin me targa AP 290, ku ndodheshin dy të rinjtë.

Ata ndodhen në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 06:25, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA