Fermerët e Çermës dolën përsëri në protestë, pasi ankohen se shalqirin po e shesin nën kosto.

Kësaj proteste të hënën ju bashkuan edhe fermerët e Imshtës në bashkisë e Lushnjës.

Ata ankohen se çmimi me të cilin po e sheshin 80 lekë për kilogramë është mjaft i ulët dhe në këtë mënyrë nuk mund të nxjerrin dot as kostot e prodhimit.

Në mbështetje të fermerëve u bashkua edhe deputeti i zonës Erion Braçe i cili akuzoi tregtarët e pikave të grumbullimit se kanë rënë dakord për të blerë prodhimin me një kosto të ulët në dëm të fermerëve.

Përgjegjës për këtë situatë Braçe bëri edhe qeverinë e tij socialiste dhe konkretisht Ministrinë e Financave.

Deputeti propozoi që shteti të ndërtojë pika grumbullimi duke ja hequr monopolin tregtarëve privatë.

Top Channel