Danimarka është tronditur ditën e djeshme nga një sulm i ndodhur në një qendër tregtare në qendër të qytetit, ndërsa me kalimin e orëve detaje të reja po zbulohen nga ngjarja e rëndë.
22-vjeçari kishte postuar në rrjete sociale një ditë para sulmit video ku tregonte pistoletën dhe pushkën, të vendosura në kokë.
Në hetimet e kryera sipas Daily Mail ai ka dëgjuar kohët e fundit këngë të cilat tregonin për vrasjet, ndërsa ka klikuar me titujt “Muzika vrasëse” dhe “Gjëja e fundit për të dëgjuar”.
Ajo që i bëri akoma më shumë të dyshojnë që i riu ka pasur probleme të shëndetit mendor është shkrimi “Quetiapine nuk funksionon”.
Quetiapina është një ilaç i fuqishëm që përdoret për të trajtuar skizofreninë, çrregullimin bipolar dhe depresionin madhor. Mund të përdoret gjithashtu edhe për të trajtuar varësinë nga droga.
Top Channel