Dhunoi bashkëshorten dhe ajo tentoi të kryente vetëvrasje, në pranga 43-vjeçari

03/07/2022 13:00

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dhunoi bashkëshorten e tij dhe kjo e fundit tentoi të vriste veten.

Gruaja  tentoi vetëvrasjen duke konsumuar lëndë helmuese, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj.

“Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 43-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Dibër.   Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar lëndë helmuese. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel