Goditje në zemër apo infarktet janë shtuar shumë sidomos pas dy viteve pandemi, të cilat po hasen në mosha shumë të reja.

Kjo  fundjave shënoi dy humbje jete për shkak të infarktit në detë. Mjekët thonë se duhet kujdes si nga pacientët kardiakë dhe të tjerët në temperatura të larta, pasi kalimi, nga çadra apo nga restoranti direkt në ujë shkakton një tkurrje të menjëhershme të arterieve koronare, të cilat çojnë në infarkt, e më pas në humbje jete.

Infarkti dhe problemet kardiake dëmtojnë muskulin e zemrës dhe se 1 në 5 pacientë pësojnë insuficiencë kardiake.

Për pacientët shqiptarë më insuficiencë kardiake të theksuar pritet të mbërrijë një ilaç i ri, i cili përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës së tyre.

Mjekë të njohur në Shqipëri  kanë diskutuar mbi risitë më të fundit  për trajtimin e të sëmurëve kardiakë në vendin tonë.

 

Top Channel