Foto ilustruese

Një aksident mes dy makinash ndodhi rreth orës 23:50, në autostradën Tiranë-Durrës.

Janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., me mjetin me drejtues shtetasin A. F.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit E. Ç., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër, 12 dhe 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 02.07.2022, rreth orës 23:50, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., me mjetin me drejtues shtetasin A. F. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi E. Ç., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër, 12 dhe 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa nuk dihet ende shkaqet.

Top Channel