Vlorë, të mbjellat sulmohen nga karkalecat/ Fermerët kërkojnë dezinfektim për të shpëtuar prodhimin

02/07/2022 12:15

Insektet dhe kryesisht karkalecat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatrat e Vlorës gjatë dy muajve të fundit.

Insektet kanë dëmtuar jonxhën, misrin, vreshtarinë por dhe produkte të tjera bujqësore. Zgjidhjen fermerët e shohin vetëm tek dezinfektimi.

Edhe kreu i njësisë administrative i fshatit Kotë Arqile Resulaj pranon se vetëm dezinfektimi i kulturave bujqësore mund t’i shpëtojë këto prodhime.

Ndërsa Arshi Krasniqi fermer nga fshati Kotë, bën bilancin e dëmeve.

Vetëm instituciont shtetërore mund të zgjidhin këtë situatë që për banorët e kësaj zone është jetike, pasi rrezikojnë të humbasin punën e një viti të tërë.

Top Channel