Foto ilustruese

Një 20-vjeçar me iniciale N. K., banues në fshatin Voskopojë ka mbetur i lënduar në orët e para të mëngjesit, teksa mjeti tip “Toyota” i drejtuar nga ai ka dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan, ndërsa i riu është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

Top Channel