“Qava nga Tirana në Shkodër”/ Elhaida tregon për ngjitjen e parë në skenë dhe audicionin që nuk fitoi

02/07/2022 22:02

Të jesh artist i suksesshëm sot, patjetër duhet të kalosh një sërë peripecish dhe fillimet janë tepër të vështira.

I tillë ka qenë fillimi edhe për Elhaida Danin. Në një rrëfim ndryshe sonte në “A live night”, ajo kujton kohën kur mori pjesë në “Ethet e së premtes”, sfidë të cilët nuk e kaloi në gjysmë finale.

Për Elhaidën kjo ka qenë “thyerja” e parë, ku kujton se kur mori vesh që nuk ishte kualifikuar, qau nga Tirana derisa arriti në Shkodër.

Elhaida thotë se që në atë moment ishte zotuar se nuk do dilte më në skenë dhe të këndonte, mirëpo “dera” tjetër u hap shumë shpejt pasi pak kohë më vonë ajo u shpall fituese e “Star Akademi”.

Isha 14 vjeçe kur këndova për herë të parë. Mbaj mend rrogën, 40 mijë lekë te vjetra i çova në shtëpi direkt, akoma më kujtohet. Kur mora pjesë në “Ethet e së premtes”, ngjitem në skenë, këndoj para jurisë dhe kaloj fazën e parë. Aty u nxjerr zjarri, mësuesit e morën vesh, familja më mori seriozisht që ishte diçka e mirëfilltë. Fillova ta kuptoja, uau nuk është ëndërr, mundem, Erdha në Tiranë, ishte gjysmë finale, kush e kalonte do kalonte ne fazën finale. Këndoj një këngë “I have nothing”, nuk dija teknikat, ishte gjithçka emocionale. Dridhesha në skenë dhe nuk kalova. Ishim në makinë me mamin dhe babain kur mora vesh qëe nuk jam kualifikuar kam qarë nga Tirane në Shkodër. Thoja  s’do dal më në skenë, nuk do këndoj kurrë ka mbaruar ai muhabet. Mami e babai më kanë mbështetu. E kisha ndrë mendjen që nuk do këndoja më, por pas disa ditës erdhën stafi I Star Akademi. Mora sigurinë që okej mund të jem këngëtare audiconet shkuan shumë mirë, derisa u shpalla fituese e këtij kompeticioni“, kujton Elhaida.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA