Plagosja me armë zjarri në Mirditë/ Arrestohet 21 vjeçari, procedohet në gjendje të lirë vëllai binjak (Emrat)

02/07/2022 09:30

Pas plagosjes së Martin Prengës në Fan të Mirditës u arrestua si i dyshuar 21-vjeçari i identifikuar si Florin Gjoka dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai binjak Altin Gjoka, që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mundur të sekuestrojë armën me të cilën kanë plagosur në këmbë 51-vjeçarin.

Pas ngjarjes, Altin Gjoka e ka ndihmuar vëllain binjak që të largohet nga vendi i ngjarjes dhe të fshihet.

Vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për Florin Gjokën për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa për të vëllain rëndon akuza “Përkrahja e autorit të krimit”.

 

Top Channel