Përfshihet nga flakët kasollja në Elbasan, për pak rrezikoi shtëpitë pranë

02/07/2022 21:19

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një kasolle në fshatin Kuqan në Elbasan, i cili për pak rrezikoi shtëpitë aty pranë.

Zjarri u shkaktua nga pakujdesia dhe menjëherë në vendin e ngjarjes u nisën zjarrfikëset të cilat bënë të mundur vënien në kontroll të flakëve dhe parandalimin e rrezikut për banorët.

Kasollja brenda ka pasur materiale lehtësisht të djegshme, të cilat favorizuan përhapjen e flakëve me shpejtësi.

Top Channel