Foto Ilustruese

Një tjetër 66-vjeçar është mbytur këtë pasdite teksa po pushonte në plazhin e Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, ku V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pak çaste më parë, një 66-vjeçar u mbyt në plazhin e Himarës, pasi dyshohet se i ra infarkt në ujë.

 

Top Channel