Tre persona, dy prej tyre vëllezër janë arrestuar pasi dyshohet të jenë marrë me kultivimin e lëndëve narkotikë cannabis sativa.

Gjatë operacionit policor i koduar “Brothers” në banesat e vëllezërve me iniciale Nj. S., 36 vjeç dhe G. S., 45 vjeç, banues në Sauk të Tiranës u gjetën 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 thikë, 1 automjet, dhe 3 aparatë celuarë.

I arrestuar mbeti edhe 47-vjeçari me iniciale M. S., banues në Rrogozhinë, ndërsa u procedua penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit H. M., Garunjë e Madhe të Peqinit, për shpërdorim detyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel