Foto ilusturese

Një 34-vjeçar me iniciale F. G., banues në Tiranë është arrestuar pasi iu gjetën drogëra të forta të ndara në qese gati për shitje.

Gjatë të dhënave të marra policia ka arrestuar të riun në Rrugën e Kavajës dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet lënda narkotike heroine.

Sipas verifikimeve autori  pasi siguronte lëndën narkotike e ndante atë në pjesë të vogla për t’i shitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel