Iu gjetën parregullsi në kutitë e votimit më 25 prill, nis seanca gjyqësore e tetë numëruesve të votave

02/07/2022 09:48

Ka nisur seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë për tetë numëruesit e votave në KZAZ 53, në Bashkinë Përrenjas.

Numëruesit  e të dy partive, 4 të PS-së dhe 4 të PD-së, iu gjetën parregullsi gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Dyshohet se ata kanë favorizuar deputetin e PD-së Lefter Gështenja, që iu gjetën 116 vota më tepër në kuti.

Kandidatit tjetër i PD-së, Ardjan Zeneli iu gjeten 100 vota më pak dhe bëhet fjalë për votat preferenciale.

Në këtë seancë janë të pranishëm gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe prokuror Taulant Tafa, ndërsa mungon prania e avokatëve.

Top Channel