Elhaida Dani, në një rrëfim ndryshe sonte për “A live Night”, ka kujtuar hapat e saj të njëpasnjëshëm, me ngritjet dhe uljet e saj për të arritur aty ku është sot, një artiste e suksesshme.
Ajo rikujtoi kohën kur mori pjesë në kompeticionin e rëndësishëm të Amici në Itali, të cilën Elhaida e quan “audicion të tmerrshëm”.
Mes mijëra të rinjve të tjerë, e kufizuar nga shumë faktorë të tjerë që nga prejardhja, Elhaida tregon se nuk arriti dot të këndonte mirë për shkak të emocioneve, pavarëisht se i dhanë dy shanse. Si përfundim, ajo nuk e kaloi garën, për një gjë ja vlejti, ajo pa Romën asokohe!
‘Shikoja talentshow në Tv, doja t’i provoja. Dhe e provova shkova në Amici, sapo u hapën vizat për ne shqiptarët. Çdo kursim i babait ikën. Audicioni kishte mijëra të rinj, unë isha fare pa vend, nuk flisja italisht nuk i përkisja atij vendi, ama provova këndova. Ishte një audicion e tmerrshme, na thanë zgjidhni një nga 10 këngët e listët. Shyqyr njihja një këngë dhe na nxirrnin 5 vajzat që kishin zgjedhur atë këngë. Kur më jep mua mikrofonin, këndoj, emocionohem. Më thotë rifillo, në shansin e dytë u emocionova dhe nuk e mora se nuk këndova në rregull. Bëra një xhiro një romë, kjo ishte eksperienca ime e parë në Itali”, kujton Elhaida në “A live night”.
Top Channel