Tritol biznesit në Shëngjin/ Banorët të trembur nga zhurma njoftojnë policinë

01/07/2022 15:30

Rreth orës 24:45 pas mesnate një servis automjetesh në Ishull-Shëngjin përballë autostradës Lezhë-Milot i është vënë lëndë plasëse, ku për pasoje ka pasur vetëm dëme materiale.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar 2 persona të cilët kanë qenë duke udhëtuar me motor dhe janë afruar pranë biznesit dhe kanë lënë lëndën plasëse ku pas 3 min ka shpërthyer duke alarmuar dhe pronaret të cilët kishin dhe shtëpinë e banimit pranë biznesit.

Servisi nën pronësinë e Tol Mëhillajt operon prej vitesh në Lezhe dhe punon së bashku me të birin.

Klaudio Mëhillaj djali i pronarit, shprehet se nuk ka pasur asnjë konflikt dhe nuk ka asnjë dyshim se kush mund të ken qën autorët.

Arsyet e tritolit ende nuk dihen, ndërsa janë marrë në pyetje pronarët për të hedhur dritë mbi ngjarjen e cila tronditi mbrëmë familjen Mëhillaj. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel