Tetë vatra ende aktive, ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt Punonjësve të policisë që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit të tyre do të përfitojnë bonus financiar mbi 50% më të madh se ai që kanë marrë më parë.
Efektet financiare të këtij vendimin nisin që prej 1 korriku dhe nga ky vendim përfitojnë mbi 1 mijë punonjës policie që shërbejnë në detyra të ndryshme si të komanduar apo emëruar larg vendbanimit të tyre.
Distance më e ulët për të cilën jepet bonus është 36 kilometra distancë për të cilën prej 2015 punonjësit e policisë merrnin bonus 3 mijë lekë ndërsa prej 1 korrikut do të marrin bonus 10 mijë lekë.
Në bazë të distancës nga vendbanimi tek vendi I punës përllogaritet dhe bonusi. Distance më e largët është 200 km për të cilën më parë punonjësit e policisë merrnin bonus 15 mijë lek ndërsa pas 1 korrikut do të marrin 30 mijë lekë.
Top Channel