Gjykatat janë paralizuar nga greva e avokatëve që ka hyrë në ditën e dytë, një bojkotim prej të cilit mbi 2 mijë avokatë kërkojnë të rishikohet harta e re gjyqësore.

Por ka një kategori qytetarësh që nuk janë ndikuar asesi nga ky bojkotim dhe ata janë shtetasit që kanë hapur padi për divorc. Çiftet në ndarje e sipër, sipas kancelarit Donald Xhelili, u kanë kërkuar gjatë ditës gjyqtarëve civil vazhdimin e proceseve pavarësisht mungesës së mbrojtjes.

Janë paditë e divorceve ata kanë ardhur dhe kërkojnë gjykim dhe urdhrat e mbrojtjes, dhe pak çështje pronash.

Por problemi më i madh u has në masat më të arrestuar, për të cilët, në mungesë të avokatëve të zgjedhur është kërkuar një zgjidhje provizore.

“Kemi vendosur avokat falas, pra kryesisht nga shteti, sepse ata janë me afat 48 orë”, thotë kancelari i gjykatës, Donald Xhelili.

Mbyllja e shumë gjykatave në vend ku preken më tepër ato të Apelit, që do të grumbullohen në një të vetme, solli vendimin e dytë nga dhoma kombëtare e avokatisë që vendosi  bojkotim masiv te proceseve.

 

 

Top Channel