Një aksident ka ndodhur pranë kthesës së Cakranit këtë të premte.

Makina është përmbysur dhe ka rënë në pjesën përtej kanalit, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

Agjencia  LSA ka publikuar pamje të aksidentit.

Banorët e gjendur në rrugë kanë ofruar ndihmën e parë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të ndodhur këtë pasdite.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel