Foto ilustruese

Një aksion masiv është duke u zhvilluar ndaj qendrave të Call Center-ave të dyshuara si të paligjshme në qytetin e Shkodrës.

Rreth 150 persona janë shoqëruar në komisariat për tu marrë ne pyetje, ne lidhje me punën e tyre dhe veprimtarinë e kompanive ku punojnë. Një pjesë e punonjësve janë paraqitur vullnetarisht ne komisariat. Dyshohet se përmes mashtrimit, ata përfitonin shumë të konsiderueshme nga qytetarët europianë.

Deri me tani,  nuk ka asnjë të arrestuar. Dy call center-a në zonat  e njohura si “Ura Dervishbeg” dhe pranë teatrit “Migjeni” janë boshatisur nga uniformat blu.

Rreth 3 muaj më parë, policia e Shkodrës zhvilloi një aksion masiv, duke arrestuar disa persona të dyshuar për mashtrim përmes Call Center-ave por ne fund të gjithë u liruan.

Top Channel