Maqedonia e Veriut pranon propozimin e presidentit Macron/ Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare!

30/06/2022 17:06

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se tashmë Shqipëria do të negociojë me BE-në për tu bërë pjesë e unionit.

“Javën e ardhshme do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Tashmë Shqipëria do të negociojë me Bashkimin Europian për t’u bërë pjesë e unionit. Propozimi francez hap rrugën e nisjes së negociatave me BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veroit”, tha Balla në Kuvend.

Maqedonia e Veriut ka pranuar propozimin francez duke i hapur rrugën kështu një marrëveshjeje me Bullgarinë. Arritja e kësaj marrëveshjeje do të zhbllokonte më pas edhe procesin e negociatave për Shkupin e Tiranën, duke sjellë mbajtjen e shumë pritur të konferencës së parë qeveritare,.

Vete Presidenti francez Emmanuel Macron në samitin e NATO-s në Madrid, tha se  palët janë afër një kompromisi.

“Ne vazhduam konsultimet tona me autoritetet maqedonase dhe bullgare, sepse përkushtimi ynë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor është që më në fund të mund të hapim kapitujt e parë për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Bazuar në këto konsultime, jam i bindur se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi që i përshtatet ndjeshmërisë së secilit shtet”.

Ndërsa ende nuk është e qartë se çfarë përmban konkretisht propozimi francez, Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski reagoi duke thënë se brenda pak ditësh do të ketë një përgjigje.

Ai ka përsëritur se tre kërkesat kryesore të vendit të tij për kornizën negociuese janë: njohja e plotë e gjuhës maqedonase, çështjet historike të mos jenë pjesë e kornizës negociuese dhe që negociatat të fillojnë përpara përfshirjes së bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë.

Ky propozim, përgatitja e të cilit merr parasysh pozicionet dhe kërkesat tona, do të vihet përmes një procesi të gjerë konsultimi. Konsultimet në ditët në vijim do të mbahen në Qeveri, do të bëhen me partitë politike, Presidentin e shtetit, parlamentin, me sektorin civil, ekspertë dhe publikun e gjerë në vend. Pas këtyre konsultimeve do të merret vendim lidhur me propozimin”, thotë Kovacevski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA