Emri/ I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, prokuroria e Lushnjës kërkon konfiskim të pasurisë për të riun

30/06/2022 11:55

Prokuroria Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shtetasit Fatmir Abduramani, pas përfundimit të hetimeve e procedimit pasuror të vitit 2021.

Ky shtetas ishte i dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprave penale “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni”, etj.

Ky procedim pasuror ka filluar mbi bazën e materialeve referuese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe verifikimeve të tjera të kryera ndaj shtetasit F.A. dhe afërmëve të tij.

Më konkretisht, është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në pronësi të shtetit të shtatë pasurive të paluajtshme të shtetasit F.A. si më poshtë:

  1. Pasuria Nr.221314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2 e llojit “njësi shërbimi”;
  2. Pasuria Nr.22/314-N14. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
  3. Pasuria Nr.22/314-N15, zk.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
  4. Pasuria Nr.221314-G. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;
  5. Pasuria Nr. 18/199+2-89, Lushnje, me sipërfaqe 130.58 m2, e llojit “apartament”;
  6. Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2;
  7. Apartament me nr. 3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78,49m2;

Top Channel