Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Lezhë-Kallmet në lagjen Gryke Zezë.

Një mjet tip Benz ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin rrethues të një banese dhe për pasoje është lënduar rëndë drejtuesi i automjetit, ndërsa pasagjeri ka marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar për në spitalin e Lezhës.

Nga aksidenti është  bllokuar lëvizja në  këtë  aks rrugor, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Top Channel