Video/ Babai po mbyste foshnjën në mes të rrugës në Athinë, shqiptarët ndërhyjnë dhe e shpëtojnë

29/06/2022 18:37

Disa emigrantë shqiptarë që banojnë në Greqi kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt një foshnjë të vogël në Athinë.

Çdo gjë nisi mëngjesin e së mërkurës, në momentin që babai i fëmijës 7 muajsh, tentoi ta mbysë mbas një sherri me bashkëshorten e tij.

Kalimtarët janë tronditur nga apeli për ndihmë i një gruaje, e cila u kërkonte kalimtarëve ta ndihmojnë për të shpëtuar foshnjën e saj kanë vënë në lëvizje shtetasit shqiptarë, të cilët fillimisht i kërkuan t’ia dorëzojë nënës së tij që lutej për ti shpëtuar jetën, por pasi autori nuk pranoi, atëherë u desh ndërhyrja e tyre që të shpëtohej fëmija.

Në pamjet ekskluzive të siguruara prej Top Channel, duket autori i dyshuar që tenton të mbysë fëmijën e mitur, ndërsa gruaja dhe fëmija tjetër i mitur i familjes tentojnë ta shpëtojnë beben e vogël.

Për fat të mirë, në zonë ndodheshin disa shtetas shqiptarë, të cilët ndërhynë duke neutralizuar autorin dhe në vazhdim morën fëmijën.

Pak minuta më vonë në zonë mbërriti policia e cila arrestoi autorin. Familja ishte nga Rumania por ende nuk dihet shkaku i konfrontimit të tyre.
Dyshohet se autori kërcënonte bashkëshorten për ta detyruar të lypi dhe të vjedhin në rrugët e Athinës.

Me urdhër të prokurorisë së Athinës gruaja dhe fëmijët u morën në mbrojtje. Foshnja u dërgua në spital ku u konstatua shenja asfiksie dhe plagë nga në gojë prej tentativës për ta mbytur. Ata do të dërgohen një strukturë akomoduese për viktimat e dhunës brenda familjes.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA