Bella dhe Gigi Hadid janë transformuar totalisht për sfilatën e Marc Jacobs të vjeshtës 2022 që u mbajt në New York.
Dy motrat thuajse nuk njiheshin nga ndryshimi i pamjes duke u shfaqur me flokë gjysmë të rruar dhe vetulla të zbardhura.
Supermodelet ishin rregulluar nga një ekip artistësh duke vendosur paruke e për të krijuar pamjen futuriste të punk-rokut. Ndërsa vetullat platini janë meritë e grimeres Diane Kendal.
Top Albania Radio shkruan se pamja e Bella-s dhe Gigit ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave botërore që nga CNN që i ka kushtuar një artikull modelit të flokëve të modeleve dhe revistat e njohura gjithashtu si Cosmopolitan, Harper Bazaar, Vogue etj që i kanë përshkruar motrat si të padallueshme me këtë stil.
Rikujtojmë, se supermodelja Bella Hadid para disa ditësh shkëlqeu në tapetin e kuq të ‘Met Gala 2022’ e veshur nga Riccardo Tisci i Burberry, por komentet e saj të fundit rreth korseve i bënë disa njerëz të mendojnë se ajo pati probleme me veshjen e saj. Ndërkaq, Bella për “Interview” u shpreh se:
“Realisht, humba ndenjat. Nuk e di nëse ishte nga ankthi im, apo ndoshta nga beli i shtrënguar dhe nuk mund të merrja frymë”.
Pas kësaj, disa fansa dhe media të ndryshme e keqinterpretuan, duke thënë se ishte faji i korsesë së Hadid.
Bella Hadid nga ana tjetër u shfaq së fundmi në kopertinën e numrit të marsit të ‘InStyle’ dhe u shpreh për fëmijën e saj të parë, vajzën Khai, të cilën e solli në jetë në shtator 2020 me ish-partnerin Zayn Malik.
Modelja pranoi se ende po përpiqet të mësojë për mëmësinë, duke bërë shaka se ajo dhe shoqet e saj nëna flasin vetëm për foshnjat, gjumin e tyre si dhe për shishet e qumështit.
Top Channel