Fiks Fare/ ‘S’nisemi me 20 veta’, autobusët e linjës Tiranë -Durrës nuk respektojnë oraret, shkelin hapur licensën

29/06/2022 20:45

Task Forca e DPSHTRR del në aksion me Fiksin propozojnë t’i hiqet licensa kompanisë.

Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit Fiks Fare se nuk respektohej orari për linjat ndërqytetas Tiranë – Durrës dhe anasajelltas.

Menjëherë Fiksi filloi vëzhgimin e tij mbi këto linja autobuzi, në terminalin e ri Fundor në afërsi të mbikalimit “Casa Italia” në rrugën “Kastriotët”. Aty u panë se në stacion kishte disa pasagjerë në pritje për të udhëtuar, por nuk kishte asnjë autobus. Në bisedë pasagjerët u ankuan se në këtë ora gjithmonë kishin të tilla ‘surpriza’ dhe se shpesh herë ishin të detyruar të faturonin taksi për të shkuar në destinacion, Durrës.

Por ka edhe nga ata që i kërkojnë ndihmë grupit të xhirimit të Fiksit pasi nuk kanë mundësi që të marrin taksi deri në Durrës pasi vlera është goxha për xhepin e tyre, 2500 lekë. Edhe pse shumicae pasagjerëve kanë ardhur në Tiranë për hallë,  halli më i madh u fillon kur duhet të kthehën për Durrës. Fiksi priti bashkë me një zotëri në terminal rreth 1 orë dhe pasagjeri nuk gjeti jo vetëm autobus jo e jo por as makinë  të rastit për të udhëtuar.

Të shumtë ishin pasagjerët që e dinin se në terminal nuk ka autobuza edhe pse tabela shënon se i fundit niset nga Tirana drejt Durrësit në ora 21:30. Ata kishin dalë në rrethrrotullim  duke parë për makina të rastit që të mund të udhëtonin.  mungesa e transportit ndërqytetas i kishte detyruar këta pasagjerë që të bëheshin bashkë për të faturuar taksinë, në mënyrë që të ndanin pagesën midis tyre.

Në këto kushte Fiksi pyet shoferët e kësaj linje se pse nuk nisen pas orën 19:00 për në Durrës ashtu siç kanë edhe licensën. Ata shprehen se nuk u leverdisë që të nisen me 20 veta autobuzi, pasi për ta nuk ka leverdi.

Fiksi kontaktoi me kryetarin e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve të Shqipërisë, i cili në telefon u komunikoi se këto orare kanë mbetur të tilla prej pandemisë. Ndonëse të gjitha masat janë hequr në lidhje me pandeminë orari i linjës ndërqytetase Tiranë – Durrës ka mbetur po i njëjtë. Kryetari Shpëtim Vrioni pohoi se këtë linjë e kishte Elalba1 shpk. Fiksi kërkoi zyrat e kësaj shoqërie ,por nuk i gjeti dhe u rikthyer sërish në terminal për të pyetur, por edhe shoferat nuk u dhanë asnjë info përsa i përket kësaj shoqërie.

Në këto kushte Fiks Fare iu drejtua Taks Forcës në MIE. Të cilët sëbashku me Fiksin  dolën për kontroll.  Taks Forca pas kontrolleve të bëra gjeti se Elalba1 shpk  kishte disa pika që shkelte në licensë, jo vetëm  mosrespektimin e orarit.  Si rrjedhojë ata u shprehën për Fiksin se do të propozonin që kësaj kompanie  t’i hiqej licensa, pasi kishte shkelje të  shumë pikave të përsëritura.

Shpresojmë se kompania tjetër të respektojë pikat e licensës dhe pasagjerëve t’u ofrohet shërbimi ndërqytetas me autobuz në oraret e përcaktuara.

 

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA