Tom Cruise i pandalshëm! Top Gun Maverick “kap” 1 miliardë dollarëshin

28/06/2022 20:51

“Top Gun: Maverick” ka fluturuar në lartësi të reja: vazhdimi i filmit të suksesshëm të vitit 1986, në të cilin Tom Cruise ripërsërit rolin e tij të famshëm të Pete “Maverick” Mitchell, kapërceu shifrën e 1 miliard dollarëve në arkat botërore sipas Paramount Pictures.

Me pak fjalë një sukses i vërtetë, jo vetëm në ekran por edhe në aspektin financiar: praktikisht “Maverick” bëhet kështu filmi i parë në karrierën më shumë se 40-vjeçare të Cruise që arrin pragun e një milliard dollarëve dhe i dyti me fitimet më të larta në historinë e Paramount pas  “Titanikut” të vitit 1997.

“Maverick” arriti një rekord mbresëlënës fitimesh edhe sipas mënyrës së vjetër: shënoi hapjen më të lartë gjatë fundjavës së Ditës së Përkujtimit dhe që prej atëherë, nuk është ngadalësuar më. “Është e rrallë të gjesh atë lloj alkimie që krijon një film që ngjan si ngjarje reale, dhe ne jemi absolutisht të mahnitur nga reagimi global”, tha Paramount Pictures, Ben Robbins në një deklaratë të tij. “Maverick” ka marrë mjaft vlerësime nga audiencë e veçanërisht drejt tij duket se është tërhequr sidomos pjesa e publikut mbi 35 vjeç një grupmoshë kjo që kishte hezituar disi të kthehej në kinema që pas fillimit të pandemisë.

Top Channel