Delegacion i shqiptar humb një garuese në lojërat mesdhetare që po zhvillohen në Algjeri. Peshëngritësja Evangjeli Veli ka rezultuar e infektuar me COVID-19 e për rrjedhojë ka qenë e detyruar të braktisë eventin.
Lajmin e ka dhënë vetë peshëngritësja fierake nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Veli ishte përgatitur maksimalisht për “Oran 2022”, madje pretendonte të merrte medalje, por ëndrra i mbeti në sirtar, pasi në bazë të protokollit shëndetësor do të qëndrojë në izolim.
“Sapo mora rezultatin e testit dhe duket që jam e infektuar me COVID-19, çka do të thotë se duhet të izolohem dhe nuk mund të udhëtoj për të marrë pjesë në “Oran 2022”. Jam e mërzitur, sepse tregohem gjithmonë e kujdesshme dhe nuk mbaj kontakte me njerëz të tjerë. Jam e vaksinuar, por sërish jam prekur nga COVID-19, për herë të tretë. Nuk kam simptoma, ndihem mirë, kjo është më e rëndësishmja ,” – shkruan Evangjeli Veli.
Top Channel