Klaudia Xhaferraj po udhëtonte me djalin e saj në Berat me një mjet tip “Wolksvagen”, kur mjeti përfundoi në lum. Ky udhëtim rezultoi i fundit për të dy.

Ajo humbi kontrollin e mjetit, theu barrierën e Urës së Goricës dhe përfundoi në lumë. Siç duket dhe nga pamjet që kanë regjistruar kamerat e sigurisë në zonë, mjeti nuk është duke lëvizur me shpejtësi të lartë, por mbetet e paqartë si e ka humbur kontrollin e mjetit e reja.

Viktimat e aksidentit

Një i  ri që ka hyrë në lumë për të ndihmuar viktimat, rrëfen ngjarjen.

Unë nuk e pashë, por me sa më thanë ishte parakalim i keq. Pashë kur nxorën fëmijën dhe ishte pa ndjenja. Më habiti dhe ambulance, që qëndronte matanë rrugës, kur makina ishte në ujë. Ndërkohë, nuk dihej sa vetë ishin në makinë”.

Sipas dëshmitarit,viktimat ndërruan jetë nga mbytja në lumë.

Nga mbytja, pasi makina hyri ngadalë në lumë, hyri me kokë dhe pastaj u kthye. Dyert nuk mund të hapeshin. Ishim pesë veta, ndoshta po të ishim dhjetë çuna më shumë mund ta kishim kthyer makinën dhe t’i kishim shpëtuar jetën”.

Sipas një tjetër dëshmitari, shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i të resë. Aksidentit tragjik ai e pa nga lokali po konsumonte kafenë.

“Pashë që u fut në parakalim dhe i preu rrugën një maune. Sa mbaroi parakalimin, u fut në rrugën e saj dhe nuk po mblidhte dot makinën. Preu timonin majtas-djathtas derisa përfundoi në lumë”.

I mituri është nxjerrë i gjallë nga banorët, që sa kanë parë ngjarjen janë futur në lumë, por as ai, as e ëma nuk mundën t’i mbijetonin këtij aksidenti të rëndë.

FOTO GALERI
6/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA