Kritika për ligjin e ri për tatimet/ Dhoma amerikane e tregtisë: Ligji nuk përmbush kriteret

27/06/2022 16:14

Ligji i ri për Tatimin mbi të Ardhurat është kompleks dhe nuk është në harmoni me formalizimin e ekonomisë.

Është ky qëndrimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë lidhur me draftin e ri të qeverisë, sipas të cilës ai nuk përmbush kriteret themelore. Në kushte të tilla, Dhoma Amerikane propozon zgjatje në kohë të periudhës së konsultimit publik.

“Draftligji nuk përmbush 3 nga 4 kritere kryesore që është ai i përputhjes me kontabilitetin ndëkrombëtar. Ne kemi vënë re që ka disa shpenzime që janë jashtë strukturave të fiskalizimit. Pra të dy ligjet duket sikur janë në mosperputhje me njëri-tjetrin. Mendojmë që elementi i  konkurueshmërisë nuk është përmbushur. Ky është një ligj tejet kompleks dhe ne sugjerojmë zgjatjen e kohës së konsultimit publik.”- tha Enio Jaço, Dhoma Amerikane e Tregtisë

Kritika Dhoma Amerikane ka edhe për amnistinë fiskale. Pavarësisht se drafti ka pësuar ndryshime, sipas saj krijon shtigje për rrezikun e pastrimit të parave, duke shkuar në të njëjtën linjë me qëndrimin e faktorit ndërkombëtar.

“Ne duam më tepër kohë për ta analizuar plotësisht. Nëse drafti është konsultuar me ndërkombëtarët dhe ne jemi pro. Problem që ne kemi pasur me amnistinë fiskale lidhen me 2-3 parime me hapësirën dhe mundësinë që krijon për pastrim parave dhe evazioni fiskal. Ky është problem që ne kemi , njëlloj si partnerët ndërkombëtarë. Shqetësimet tona vazhdojnë të jenë serioze lidhur me këtë ligj. Krijon edhe hapësira për konkurrencë të pandershme. ” -tha Enio Jaço, Dhoma Amerikane e Tregtisë

Sipas kreut të Dhomës Amerikane Enio Jaço, klima e të bërit biznes në vend është e pafavorshme dhe qeveria duhet të angazhohet për përmirësimin e situatës qoftë në drejtim të thjeshtimit të sistemit tatimor si dhe ndaj luftës së evazionit. Rreth 40 rekomandime ka adresuar ndaj ekzekutivit për ta bërë vendin më konkurrues për investitorët e huaj.

Top Channel